Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes me një video falenderuese, kryefjalë e së cilës janë punëtorët. Ndryshe nga vitet e tjera, në fokus të kësaj ditë janë ato profesione të cilat nuk u futën në karantinë për shkak të COVID-19, përkundrazi prania e tyre ka qenë e domosdoshme, një mënyrë kjo për të kuptuar edhe vlerën e vërtetë të disa profesioneve që shumë prej nesh e ka marrë si të mirëqene ekzistencën e tyre, pa i vlerësuar aq sa duhet….policët, shpërndarësit, punonjësit e dezinfektimit, e mbi të gjitha bluzat e bardha.
“Dita e parë e majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike”, e quan kryeministri Edi Rama këtë 1 maj. ” Mirëmëngjes, në ditën e parë të Majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike, në 1 Majin më domethënës të punës së mijëra e mijëra heronjve të heshtur të këtij vendi, falë të cilëve Shqipëria po lufton, reziston, fiton”, shkruan Rama. Sa i përket masave, kreu i qeverisë ka bërë më herët se ditur se nuk ka mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave.