Sot një vit më parë, Almeda Abazi u bë nënë për herë të parë. Ajo bekoi martesën e saj me aktorin turk, Tolgahan, me një vogëlush të cilin e quajti Efehan. Tashmë ka kaluar një vit, dhe në 1-vjetorin e parë të lindjes, Almeda i bëri të birit një urim të ëmbël në Instagram, ku zbuloi edhe një foto nga muaji i parë i vogëlushit.

Ditën e sotme nuk kanë munguar urimet e shumta për Efehan dhe tashmë Almeda ka zbuluar pak nga festa që ka organizuar. Ndonëse ditëlindja e parë i gjeti në karantinë, Almeda ka organizuar një festë për të voglin e saj dhe shihet torta gjigante.