Ditën e djeshme u dhunua në protestën për teatrin, artisti vizual, Gentian Shkurti. Shkurti është artist i njohur ndërkombëtarisht. Ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë ekspozita ndërkombëtare nga Qendra Pompidou në Francë, Muzeu i Artit Bashkëkohor Hungarez, deri në Edicionin e 54 të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia.Shkurti ka qenë prej vitesh, pjesë e protestave kundër prishjes se Teatrit Kombëtar. Dje i është bashkuar thirrjes së artistëve, “Luli ik, Mona ik!”, kur e kanë dhunuar.

Ai u sulmua fillimisht nga Dritan Gjana, ( djali i Jemin Gjanës) i cili është një noter i njohur në kryeqytet. Gjana e goditi me shkelm Gentin, por u pengua nga gazetarja e Euronews, Esmeralda Mulaj. Më pas artistit iu sul Darvin Zalla, një emër i njohur në PD. Ai e rrëzoi në tokë dhe ishin disa zonja në protestë, që i dolën para për të mos e lejuar të vazhdonte. E gjithë skena është transmetuar live në Report tv./Dritare.net