Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës së premte nisin me kthjellime në të gjithë territorin shqiptar. POR mesdita sjellë kalime vranësirash të lehta në zonat malore duke lënë ultësirën perëndimore me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C verilindja deri në 27°C ultësira perëndimore. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.