Nga Kreshnik Spahiu
Shtetasi Sali Berisha sot kishte su lmuar 5 familjet e gazetarëve më të njohur në Shqipëri. Do thoni ju: Si i kish sul muar? Sulm ba nal, ordiner dhe të pa burrni. Kishte nxjerrë fotot e motrave, grave dhe fëmijëve të gazetarëve, duke i akuzuar se ata punojnë në shtet, a thua sikur se ky është k rim. Merrej me motrën e Dritan Hilës e cila ka 20 vjet që punon në shtet madje edhe kur Dritani ishte rrugëve.
Dritani mund të jetë komunist, nazist, apo demokrat me bindje, por ç’taksirat ka motra e tij që ndoshta mund të ketë vite që s’flet me Dritanin? Ajo mund jetë 10 herë më e formuar, arsimuar dhe më profesioniste se Dritani. Ajo mund të fitojë disa vende pune pa ndihmën e të vëllait. Berisha sot merrej edhe me dy djemtë e Mero Bazes. Unë mendova se mos dy djemtë e Meros janë arre stuar , apo kanë bërë ndonjë v rasje. Jo në fakt, nuk janë ar restuar, janë arsimuar. “M askarralleku” i djemve të Meros qenka se janë shkolluar në Oksford dhe punojnë si juristë me 300 euro tek Avokati Popullit dhe Pushteti Lokal.
Do thoni ju: Po edhe gazetaret kanë shkruar për familjen e Sali Berishës? Po shumë e vërtetë ,por ka një ndryshim ligjor, moral, politik dhe mediatik. Media e ka detyrim të shkruajë për familjet dhe jetën private të kreut të shtetit dhe njëkohësisht ai që na udhëheq, duhet të hapë letrat për familjen dhe veprimet apo pasurinë e familjes kur të qeverisë Shqipërinë , ashtu si çdo kryeministër apo President në botë.
Biografia dhe kontrolli familjar nuk i bëhet gazetareve, por qeveritarëve. Këto janë rregullat e një shteti ligjor. Mero Bazen apo Dritanin, Irisin apo Anila Bashën mund t’i kesh kundërshtarë politikë dhe mund t’i su lmosh 24 orë për pozicionin apo profesionin, por burri plak 76 vjeç që ka drejtuar 14 vite Shqipërinë nuk mund të ulë nivelin, moralin, burrërinë dhe traditën zakonore shqiptare duke iu gjuajtur nën brez tek motra, gruaja dhe fëmija.
As gjaksi nuk merret me gratë dhe motrat. Por mesa duket është e drejtë shprehja: “Huqi del me shpirtin.”