Një nga problemet me eksplorimin me shtresat e largëta të hapësirës është koha e nevojitur për këtë, çka ka sjellë nevojën që qeniet njerëzore të hyjnë në një gjendje animacioni të pezulluar (ose ndryshe më të shpejtë se shpejtësia e dritës). Por tashmë duket se doktorët po bëjnë progres me progres me ngrirjen dhe ringjalljen e qenieve njerëzore. Samuel Tisherman, profesor mjekësie në Universitetin e Maryland në SHBA, ka udhëhequr grupin që ka vendosur një qenie njerëzore në atë që quan “animacion të pezulluar”.

Tisherman tha për revistën New Scientist se ka zëvendësuar gjakun e pacientit njerëzor me një solucion të akullt salin, në një procedurë që e quante “surreale.” Pacienti më pas ishte hequr nga sistemi i ftohjes dhe vendosur në sallën e operimit, ku në një procedurë dy-oreshe gjaku i tij u zëvendësua dhe trupi i tij u ringroh në temperaturë normale. Tisherman thotë se do të publikojë të gjithë ecurinë e procedurës së tij këtë vit në një dokument. Objektivi i tij është të vërë në pauzë jetën për ta zgjatur atë, dhe jo në shërbim të teknologjisë së udhëtimit në hapësirë. Për t’u justifikuar, ai kujtonte historinë e një të riu që ishte goditur me thikë dhe nuk kishte kohë të mjaftueshme për të shkuar në sallën e operimit.

“Para pak minutash ai ishte një njeri i shëndetshëm dhe ne mund ta kishim shpëtuar nëse kishin dhe pak kohë në dispozicion. Dua ta bëj të qartë se nuk po përpiqemi të dërgojmë njerëzit në Saturn. Po përpiqemi të fitojmë kohë vetëm për të shpëtuar jetë.” Një nga pengesat janë dëmet e pacientit pas ringjalljes. “Ne ende nuk i kemi identifikuar shkaqet e dëmeve te pacienti pas riperfuzionit”, tha Tisherman.