Nga Fatos Jaho, psychiatrist & neurologist/ Me vjen keq kur shikoj pamjet e prishjes se nderteses te Teatrit Kombetar,sepse jam rritur dhe me ate copez Tirane, madje kur kam qene femije, kam luajtur dhe une atje dhe sa e sa here jam ulur ne ato karrige per te pare e shijuar lojen e aktoreve te mrekullueshem, qe dikur i njihja te gjithe!Por ndertesa duhej prishur. Kete e tregon vete pamja e prishjes, me sa lehtesi ajo ndertese ra perdhe! Renia e saj nuk ka lidhje me cenimin e trashegimise kulturore e historike dhe nuk ka fare lidhje me cenimin e demokracise! Kete e kupton cdo njeri i mencur dhe i qete.
Problem jane nje grup njerezish, pjesa me e madhe e te cileve, jane persona anonime ne vlera, ne krize identiteti dhe profesioni,qe ndjejne nevojen histerike per protagonizem.Nje pjese e vogel nu arrijne te ruajne ekuilibrin e tyre emocional,nostalgjine e paskan me te forte se ndjesine per te ardhmen dhe kjo i ben thjesht antikonformiste per gjithshka!Por ajo qe e nxjerr jashte loje kete “ levizje”, eshte politika. U turren te marrin sa me shpejt “situaten “ ne kontrollin e tyre, gjeten nje “Cauze” qe do t’u jape energjine dhe motivet e munguara. Pra, “perpara ne lufte per liri, demokraci, kunder krimineleve, kunder diktatures”.
Nuk jam prononcuar asnjehere me pare per asnje lloj problemi, por jam mjaftuar te lexoj kalimthi opinione te njerezve qe vleresoj, se inflacioni i madh i prononcimeve ta shuan deshiren per te dhene mendim,por kjo maskarade e politikes duhet te marre nje pergjigje nga cilido. Eshte e vertete, ka me qindra arsye per te menduar se ky pushtet eshte i konsumuar dhe ndoshta ka ardhur momenti te zevendesohet.Po nga kush? Nga ata qe jane jo vetem pergjegjes,por dhe krijues te shume te keqijave qe i vuajme dhe sot?!Dhe aq me teper,qe ndertojne lojen per pushtet duke luajtur me ndjenjat e njerezve! Nje “kryezonje” kerkon te nxise popullin per revolte, duke permendur ne publik fjalen “bythe”.Jo,nuk besoj, sepse nuk me ka rene respekti per veten deri ne kete pike!