Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton të gjithë drejtuesit e automjeteve që duke nisur data 4 maj, ka nisur aplikimi gjobave për të gjithë ata që bëjnë ndryshim të karakteristikave të mjeteve të tyre.

Sipas një njoftimi bëhet me dije se nuk mund të ndryshohet pa autorizim, ngjyra e makinës, vendosja e impiantit të gazit, por dhe vendosja e karrocerisë. Gjobat do të jenë nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë të rinj.

Njoftimi i plotë:

Nga data 04.05.2020, DPSHTRR do të aplikojë masa administrative për të gjithë ata zotërues mjetesh që bëjnë ndryshime të karakteristikave konstruktive/funksionale të mjetit pa marrë fillimisht Autorizimin për ndërhyrje nga DPSHTRR (në zbatim të pikës 4, neni 78 i ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar)!

Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 10,000 Lekë -të ngjyrës -kutisë së shpejtësisë -të tjera me procedurë të lehtësuar Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 20,000 Lekë -të motorit -të shtimit të sistemit alternativ të ushqimit (impiantit të gazit) -të karrocerisë  -të tjera me procedurë normale Të gjitha ata drejtues mjetesh që do të bëjnë një ndryshim në konstruksionin e mjetit në fillim duhet të bëjnë një vetëdeklarim. (Formulari i vetedeklarimit)