Kryetari i KED-së dhe njëkohësisht Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani në një mesazh shpërndarë për mediat shprehet se me emërimin e 3 gjyqtarëve të rinj në mars institucioni i është rikthyer pjesërisht funksionalitetit, ndaj, shton ai ka filluar dhe po vijon me intensitet puna për shqyrtimin e çështjeve
“Këto ditë dhe pa vonesë do të bëhen publike dhe do të vihen në zbatim të gjitha objektivat e këtij bashkëpunimi. Gjykata e Lartë prej kohësh ka kryer punë përgatitore dhe ka marrë masa për të mundësuar funksionimin e saj me të gjitha kapacitetet e mundshme.
Tashmë me emërimin e 3 gjyqtarëve të rinj Gjykatës së Lartë i është rikthyer pjesërisht funksionaliteti, ndaj ka filluar dhe po vijon me intensitet punën për shqyrtimin e çështjeve. Ndërkohë jemi të vendosur dhe të angazhuar që së bashku me KLGJ, JFA, EURALIUS dhe institucione të tjera ndërkombëtare, të marrim dhe të zbatojmë çdo masë që i shërben jo vetëm cilësisë së dhënies së drejtësisë por edhe përshpejtimit dhe rritjes së numrit të çështjeve që prej vitesh presim të shqyrtohen” tha ai.
Kujtojmë që kreu i KED-së është në një luftë të ftohtë me Presidentin Ilir Meta, ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi se para se të marrë një vendim të konsultohet me EURALIUS dhe OPDAT. Presidenti Ilir Meta Pretendon se Ardian Dvoranit i ka mbaruar mandati dhe se qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin.