VIRGJERESHA- Gjatë kësaj dite do bëni më shumë durim me gjithçka dhe kjo do iu ndihmojë në konkretizimin e shumë planeve. Ju të dashuruarit do jeni mjaft sensualë dhe do bëni çdo gjë që marrëdhënia me partnerin të jetë sa më fantastike. Nuk do ngurroni të përgatisni as surpriza për atë që keni në krah. Ju beqaret do keni takime të njëpasnjëshme, por më mirë prisni pak ditë para se të vendosni me kë do vazhdoni. Pak reflektim do ju bëjë mirë. Në punë do keni ide goxha të mira dhe falë ndihmës së shefave do arrini t’i realizoni objektivat. Buxheti do jetë goxha i mirë kështu që mund të përfitoni për të hequr disa para mënjanë.

SHIGJETARI- Do keni më shumë vullnet gjatë kësaj dite dhe do bëni të pamundurën për të zgjidhur edhe disa probleme që keni pasur. Nëse keni një lidhje dhe dyshoni se partneri mund t’iu tradhtojë, më mirë flisni hapur me të dhe mos u stresoni duke e kontrolluar në çdo moment. Nëse gjërat vërtet nuk ecin si duhet, më mirë ndahuni sa më parë. Ju beqarët nuk duhet të krijoni shumë iluzione për dikë që do takoni sepse mundet të lëndoheni. Në punë vështirësitë do jenë të njëpasnjëshme, megjithatë kjo nuk duhet t’iu bëjë të ndalni përpjekjet. Financat do jenë në një gjendje goxha të mire dhe do e keni më të lehtë të bëni investime.