Juventusi ka konfirmuar se Paulo Dybala është shëruar plotësisht nga Covid-19, pasi testet e tij më të fundit dolën negative, prandaj ai mund të rikthehet në stërvitje tani.

Përfaqësuesi i Argjentinës ishte lojtari i tretë i Juventusit që doli pozitiv për koronavirus në mars, pas Daniele Ruganit dhe Blaise Matuidi, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, derisa Rugani dhe Matuidi u shëruar më 15 mars, Dybalas iu desh kohë më e gjatë për ta larguar plotësisht virusin.

Juventusi konfirmoi të mërkurën mbrëma përmes një komunikate se Dybala i është nënshtruar një testimi të dyfishtë i cili ka dalë negativ.

Ai është plotësisht i shëruar tani dhe mund të largohet nga vetizolimi 45 ditorë, për t’iu kthyer stërvitjeve.

“Fytyra ime e thotë vetë, më në fund jam shëruar nga Covid-19”, shkroi Dybala në Instagram.