Hailey Bieber ka pranuar se ta krahasosh me ish të dashurën e Justin-it, e bën të ndihet si “më pak femër”. Modelja, 23 vjeçe dhe Justin, 25 vjeç, u bashkuan në vitin 2018 dhe janë shumë të dashuruar.

Por ajo thotë se krahasimi i vazhdueshëm i saj me ish-të dashurat e tij, përfshirë këngëtaren Selena Gomez, ka një efekt të madh tek ajo.

Hailey u tha fansave se nuk është e lehtë të menaxhojë kritikat për martesën e saj. Çifti po bisedonte me fansat në emisionin e tyre në Facebook ‘The Biebers On Ëatch’ kur dikush e pyeti se si merren me të gjithë që thonë diçka për marrëdhënien e tyre.

Hailey rrëfeu: “Padyshim që nuk është e lehtë. Justin e di se kam një kohë të vështirë me gjërat që njerëzit thonë dhe me mënyrat se si bëjnë krahasime, mënyra sesi më kanë bërë të ndihem më pak femër.”-ka thënë ajo.