Serie A kishte parashikuar që të rikthehej në fushën e lojës në fundin e majit, por duket se diçka e tillë mund të mos ndodhë. Pas problemeve te Fiorentina, një tjetër lajm i keq vjen nga shteti fqinj.
Sampdoria ka dalë me një komunikat zyrtare ku shkruan se 3 lojtarë kanë dalë pozitivë me koronavirus, ndërsa një tjetrit i është rikthyer virusi. “Sampdoria bën me dije se pas testeve të bëra kanë dalë pozitivë 3 raste të reja, ndërsa ka një rast të rikthimit të COVID-19”, – shkruhet në komunikatë.Një lajm i tillë sjell probleme për skuadrën e Sampit, por dhe vetë kampionatin italian. Drejtuesit e Ligës mund të mendojnë dhe njëherë rikthimin në fushë, pasi duket e vështirë diçka e tillë.