Opozita joparlamenatre duket se ia ka besuar artistëve ‘të pavarur’ ligjëratën e saj politike. I cilësuar si busulla e protestës, Edmond Budina tha se Ilir Meta duhet ta shpërndajë Parlametin. Edhe pse protesta u thirr për Teatrin, ai bëri thirrje për rrëzimin e të gjithë qeverisë. Madje si ‘artist’ ai e cilësoi qeverinë kri minale.
“Shqiptarët nuk durojnë diktaturën. Shqipëria nuk duron kulturën diktatoriale. Ata donin të bënin va rrin Teatrit dhe do kenë va rrin e tyre politik gati. Një arkitekt italian ka thënë se shembja e godinës së Teatrit është bërë nga një grup ma fiozësh. Teatrin e shembi politika në bashkëpunim me mafi en. Ne duhet të reagojmë të gjithë bashkë. Teatri është histori shpirtrash njerëzor. Në protestë ka edhe sobotues, duhet kujdes. Të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë kauzë njerëzore. Ne duam shpirt, jo krim inelë, jo ba nditë. Presidenti të bëjë shpërndarjen e parlamentit. Duhet që të protestojmë deri në rrëz imin e qeverisë kri inale.
Do e rindërtojmë Teatrin. Të mos ndalojmë protestat. Të gjithë ata që rrënuan Teatrin duhet të shkojnë në burg. Duhet të thërrasim të gjithë rroftë Shqipëria, rroftë Teatri, rroftë Demokracia”, tha regjisori Budina.