Ekonomia gjermane vijon të tkurret duke humbur 15 miliardë euro në javë për shkak të recesionit të shkaktuar nga Covid-19, ka thënë një raport i ri. Ai paralajmëroi se do të duhen të paktën tetë vjet që vendi të rikuperohet.Gjermania pritet të humbasë midis 5 dhe 10 përqind të PBB-së së saj deri në fund të vitit 2020, shkroi dega gjermane e firmës së konsulencës me qendër në SHBA, McKinsey & Company në raportin e saj të fundit.Ekonomia u tkurr me 25 përqind në prill në krahasim me vitin e kaluar, duke humbur afërsisht 15 miliardë euro në javë.
Analistët në McKinsey paralajmëruan se ekonomia gjermane do të kthehet në nivelin e saj të rritjes para-pandemisë në vitin 2028, nëse vendi miraton reforma strukturore drejt automatizmit dhe industrive të bazuara në inteligjencën artificiale.Edhe nëse ndalesa mbarëkombëtare e prodhimit si në Itali ose Spanjë mund të shmanget, tashmë bëhet e qartë se pasojat e pandemisë do të tejkalojnë ato të krizës financiare të 2008/2009 në dimensione të caktuara.
Sipas vlerësimeve të McKinsey, kriza e shkaktuar nga pandemia ka prekur deri në nëntë milion punëtorë, e cila është “shtatë herë më shumë se gjatë pikut të krizës financiare 2008-2009”.