Lacio është e përqëndruar në garën për titullin kampion në Serie A, megjithatë klubi dhe drejtori i saj sportiv, Igli Tare, nuk harrojnë edhe të mendojnë për sezonin e ardhshëm.Kështu, bardhekaltërit këmbëngulin në interesimin e tyre për Mërgim Vojvodën.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, aktivizohet me Standart Liezh në kampionatin e Belgjikës dhe në sezonet e fundit është rritur shumë profesionalisht.Dhe, një kalim në Serinë A do të ishte një hap i madh në karrierën e tij. Kartoni i Vojvodës kushton diku tek shtatë milionë euro dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse Lacio do të përmbushë dëshirën e klubit belg të Standartit.Kujtojmë se në radarët e Lacios janë edhe dy shqiptarë të tjerë, Muriqi dhe Rashica.