Era Istrefi dhe Julian Perreta janë përfolur prej kohësh për një lidhje me njëri-tjetrin, duke qenë se ishin gjithmonë bashkë dhe komentet e ëmbla në fotot e njëri-tjetrin nuk mungonin. Megjithatë nëse janë shumë miq të afërt apo janë në një raport dashurie, e ka sqaruar vetë këngëtari anglez.

Në një postim në Instastory, ai i është përgjigjur një ndjekësi që e pyet nëse ai dhe Era janë çift. “Era Istrefi është shoqja ime më e mirë. E dua shumë! Kemi kaluar shumë gjëra bashkë! Kemi udhëtuar rreth botës bashkë! Kemi jetuar bashkë! Nuk mund të ishim më pranë se kaq! Ajo është e gjithë bota për mua”.

Kjo përgjigje ka konfuzuar me siguri akoma më shumë ndjekësit, teksa këngëtari anglez pranon se Erën e ka shoqe dhe asgjë më shumë.