Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka folur sot për masat lehtësuese, duke thënë se janë në mënyrë propocionale me ecurinë e pandemisë.

Në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, Pipero tha se qeveria ka marrë vendimin të mirë dhe shtoi se duhet vijuar me lëhtësim masash, pasi janë të domosdoshme.

“Lirimi i masave shtrënguese po shkon në mënyrë proporcionale me ecurinë e pandemisë. Besoj që vendimi i marrë nga qeveria për të vazhduar me lehtësimin e masave është lajm i mirë, është masë racionale dhe e domosdoshme”, është shprehur Pipero.

Nga ana tjetër qeveria ka njoftuar se në 3 javët në vijim do të hapen shumë biznese dhe do lehtësohet lëvizja e qytetarëve.