Facebook ka mbyllur faqen që i përket themeluesit të teorive konspirative, David Icke pasi ai shpërndau informacione të rreme për COVID-19.68-vjeçari Icke – një autor bestseller i cili pretendon se një rracë hardhucash që ndryshojnë formën kanë marrë shumicën e qeverive botërore, ku përfshihet familja mbretërorë e Britanisë – ka përhapur një numër pretendimesh false për koronavirusin, duke përfshirë një akuzë që hebrenjtë janë përgjegjës për këtë pandemi.

Në një video, në faqen e tij të internetit, ai thotë se “sigurisht” nuk beson se në të vërtetë ekziston një virus, dhe thotë se politikat e karantinës totale janë një mënyrë për të shkatërruar jetesën e njerëzve dhe duke i bërë ata të varur nga shteti. Icke, i cili ka përsëritur pretendimet e famshme se pandemia është e lidhur me rrjetin 5G, përdor rrjetet sociale për të përhapur informacione false, se pandemia është një mbulim me një qëllim global që synon rrëzimin e ekonomisë, zhdukjen e pagesave me para fizike (Cash) dhe gjurmimin e njerëzve. Videoja në të cilën ai bëri këto komente u hoq më vonë nga YouTube.

Faqja që i përket ish-futbollistit u hoq për shkelje të përsëritur të politikave të Facebook për dezinformim, informoi ditën e premte platforma më e madhe e rrjeteve sociale.

Pasi faqja e tij u mbyll, Icke përshkroi rrjetin social si fashist. “Facebook fashist fshin David Icke – elita janë të TMERRUAR” postoj ai ne Twitter si dhe një fotografi të Mark Zuckerberg me komentin “Djali i vogël, ndihmësi i tiranisë globale”.

Faqja e fshirë kishte pothuajse 800,000 ndjekës, por një tjetër, me më shumë se 60,000, mbetet ende aktive. Gjithashtu profili zyrtar i Ickle në Twitter vazhdon të qëndrojë i hapur pavarësisht që platforma informon që po merr të gjitha masat për të luftuar dhe penguar dezinformimin.