Keqinformimi në lidhje me koronavirusin po “përmbyt” internetin. Një nën-komitet parlamentar në Mbretërinë e Bashkuar po i kërkon publikut të publikojë shembuj të tillë. Komiteti ka kërkuar posaçërisht, që të publikohen dizinformimi i cili përhapet në grupe private dhe aplikacione të mbyllura siç është WhatsApp. Ndërkohë, ekspertët po i bëjnë thirrje publikut të praktikojnë “higjenën e informacionit”. Atëherë, çfarë mund të bëhet për të ndaluar përhapjen e informacionit të pasaktë në internet?
Ndaloni dhe mendoni- Me anë të përhapjes së informacioneve, ndihmoni familjen dhe miqtë. Kështu që kur të merrni këshilla – me email, WhatsApp, Facebook ose Twitter – zakonisht ua përcillni shpejt atyre. Por ekspertët thonë se gjëja e parë që mund të bëni për të ndaluar dizinformimin është thjesht të ndaleni dhe të mendoni. Kontrolloni burimet- Para se ta përhapni informacionet, bëni disa pyetje themelore se nga vijnë. Kohët e fundit kemi gjurmuar se si një postim mashtrues nga “xhaxhai me diplomë master” u bë viral.
Disa nga detajet në postim ishin të sakta – disa versione, për shembull, inkurajimi i larjes së duarve për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Por detajet e tjera ishin potencialisht të dëmshme, me pretendime të paprovuara për mënyrën e diagnostikimit të sëmundjes. “Burimet më të besueshme të informacionit mbeten organet e shëndetit publik si NHS, Organizata Botërore e Shëndetit, ose Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA”, thotë Claire Milne, zv / redaktore e organizatës për kontrollimin e fakteve të bazuara në Mbretërinë e Bashkuar, Full Fact.
Ekspertët nuk janë të pagabueshëm. Por ato janë shumë më të besueshme sesa një i afërm i largët, i një të panjohuri në WhatsApp.
Mund të jetë fake? Paraqitja të gënjen. Kontrolloni llogaritë dhe faqet e internetit të njohura dhe të verifikuara. Nëse nuk mund t’i gjeni lehtësisht informacionet, mund të përbëjë një shqetësim. Shkronjat kapitale dhe gërmat që nuk përputhen janë diçka që kontrolluesit e fakteve e përdorin, si një tregues që një postim mund të jetë mashtrues, sipas Claire Milne nga Full Fact.
Nuk jeni të sigurt nëse është e vërtetë? Mos e shpërndani Mos i shpërndani gjërat “vetëm në rast”, se ato mund të jenë të vërteta. Ju mund të bëni më shumë dëm sesa mirë. Shpesh i postojmë gjërat në vendet ku e dimë se ka ekspertë – si mjekë ose profesionistë mjekësorë. Kjo mund të jetë në rregull, por sigurohuni që jeni shumë të sigurt për dyshimet tuaja. Dhe kini kujdes – foto ose teksti që ndani mund të shkëputen më vonë nga konteksti.
Kontrolloni çdo fakt Është një mesazh zanor që ka qarkulluar në WhatsApp. Personi që flet thotë se është duke përkthyer këshilla nga një “koleg i cili ka një mik”, që punon në një spital. Është dërguar në BBC nga dhjetëra njerëz në mbarë botën. Por është një përzierje e këshillave të sakta dhe të pasakta. Kur ju dërgohen lista të gjata me këshilla, është e lehtë të besoni gjithçka në to vetëm ngaqë e dini me siguri, se një nga këshillat (të themi, për larjen e duarve) është e vërtetë. Por nuk ndodh gjithmonë kështu.
Kujdes nga postimet emocionale
Është gjëja që na bën të trembemi, të zemërohemi, të shqetësohemi ose të gëzohemi, që ka tendencë të bëhet me të vërtetë virale. “Frika është një nga shtytësit më të mëdhenj që lejon të lulëzojë dizinformimi”, thotë Claire Wardle nga First Draft. “Njerëzit duan të ndihmojnë të dashurit e tyre të jenë të sigurt, kështu që kur shohin “Këshilla për parandalimin e virusit!” ose “Merrni këtë masë shëndetësore!”, njerëzit duan të bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar”, thotë ajo.
Mendoni për paanshmërinë A po ndani diçka sepse e dini se është e vërtetë – apo thjesht sepse jeni dakord me të? Carl Miller, drejtor studimesh i Qendrës për Analizimin e Medias Sociale në Demos, thotë që ka më shumë të ngjarë të ndajmë postime që forcojnë bindjet tona ekzistuese. (nbc – bota.al)