Faqja e njohur e jahteve Evolution Yachting fton të gjithë turistët dhe ata që praktikojnë apo kanë në pronësi një jaht të lundrojnë këtë verë në Shqipëri dhe ujërat detare të saj. Evolution Yachting thekson faktin se këtë Shqipëria mori masa drastike ndaj COVID-19 dhe ka shkallë të ulët infeksioni. Po ashtu bie në sy dhe masat e paraqitura lehtësuese për turizmin, hapjen e kufijve dhe lejimin e bareve e restoranteve apo dhe plazheve.
Disa nga destinacionet që propozon faqja janë Saranda, Karaburuni dhe Porto Palermo. ”COVID-19 duket se është nën kontroll në të gjithë Europën. BE dhe qeveritë kombëtare po punojnë se si të rihapin kufijtë e tyre dhe të fillojnë të stimulojnë turizmin e verës. Ka shumë konfuzion, por ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të merrni vendime të informuara se ku të lundroni këtë sezon. Me zyrat tona në 9 shtete në të gjithë Mesdheun, ne do të botojmë “gazeta” javore që do t’ju japim udhëzimet më të fundit për COVID-19 të vendit ku do të shkoni”, shkruan evolutionyachting.co.
”Shqipëria ka pasur një shkallë shumë të ulët të infeksioneve me COVID-19 me vetëm 1 076 raste dhe 33 vdekje deri më sot.
Vendi zbatoi masa të rrepta bllokimi që mbeten në fuqi deri në fund të kësaj jave. Aktualisht, jahteve u lejohet të hyjnë në Shqipëri me miratim paraprak.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se që nga 1 qershori, vendi do të hapë kufijtë për biznesin dhe turizmin, që do të thotë se jeta është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në normalitet. Restorantet dhe baret tashmë kanë hapur tarracat e tyre në natyrë, dhe plazhet e hoteleve do të jenë të gatshme për t’iu pritur që nga 1 qershori dhe me hapjen për publikun që nga data 10 e po këtij muaji”, shton ajo.