Festivali i filmit në Venecia do të mbahet në fillim të Shtatorit. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i rajonit të Venetos, Luca Zaia. Organizuar nga kompania Bienalja e Venecias, ky është festivali i filmave më i gjatë në botë. Presidente e Jurisë në edicionin e 77 të tij do të jetë serish Cate Blanchett, siç u njoftua në Janar të këtij viti. Nuk ka ende detaje për mënyrën se si do të mbahet edicioni i 2020, referuar situatës së komplikuar të pandemisë globale dhe masave kundër përhapjes së Covid-19.
Presidenti Zaia, i cili është edhe anëtar i bordit të Bienales së Venecias tha se ky festival me siguri do të jetë më i varfër në pjesëmarrje edhe për shkak të shumë prodhimeve të mbetura pezull si pasojë e bllokimit. Italia ka planifikuar hapjen e kufijve me 3 Qershor, ku udhëtarët e vendeve të Bashkimit Europian do të kenë mundësi të hyjnë në vend pa qenë nevoja e karantinimit 14-ditor.