“Për të përballuar vetveten përdorni mendjen tuaj, për të përballuar të tjerët përdorni zemrën” janë fjalët e çmuara të zgjedhura nga Kryeministri Edi Rama për të nisur komunikimin me qytetarët këtë mëngjes. Më këtë thënie të bashkëshortes së presidentit amerikan, Eleanor Roosvlet, Kryeministri Edi Rama përcolli një tjetër mesazh në rubrikën “Fjalë të çmuara”.

Shqipëria ka nisur lehtësimin gradual të masave kundër COVID-19, ndërkohë që këshilla kryesore e autoriteteve vijon të mbetet vetëndërgjegjësimi qytetar ndaj situatës, si dhe përgjegjësia që ka gjithësecili në këto kohë për të dhënë kontributin si qytetar për të shpëtuar veten, familjen e shoqërinë.