Bayern Munich, edhe pse në kohë pandemie dhe me futbollin e ndalur prej dy muajsh, mendon shumë për të ardhmen. Boshllëku që ka lënë dyshja mitike, Robben dhe Ribery, duhet të mbushet me emra të rinj. Kuptohet, synimi është për talente të spikatura, që mund ta mbajnë më së miri “stafetën” e ish-yllit hollandez e francez në “Allianz Arena”.
Ky formacion (4-2-3-1), i cili do të kishte vlerën e 599.5 milionë eurove, mund të përftohet së shpejti te gjigantët bavarezë, duke dëshmuar qartë ambiciet e drejtuesve të klubit për të “pushtuar” Europën, jo më vetëm Bundesligën. Mes emrave mund të zbuloni dy prurje të reja në fazën ofensive, Sane dhe Havertz, ndërsa të tjerët janë aktualisht në radhët e Bayern Munich.
Në portë: Neuer
Në mbrojtje: Pavard, Sule, Hernandez, Alaba
Në mesfushë: Gnabry, Kimmich, Thiago, Sane
Në sulm: Havertz, Lewandowski,