Fuksionarë të shumtë të Partisë Demokratike duket se i janë rikthyer investimit të tyre në rrjetet sociale.

Facebook, Instagram apo rrjete të tjera sociale vërtet shpërndajnë informacion pakufi dhe në çast, por në të njëjtën kohë mbartin me vete edhe dukuri apo fenomene të tjera, ku bëjnë pjesë profilet e falsifikuara, ndjekës të rremë që nuk ekzistojnë, apo klikime të blera për disa qindra euro në videot e shpërndara. Ndershmëria e mungesës së vëmendjes në internet duket se ka shtyrë një sërë individësh për të blerë sa më shumë “like” dhe pëlqime për postimet e tyre.

Ashtu siç kemi publikuar edhe më herët, kjo praktikë është aplikuar masivisht gjatë muajve të fundit nga kryedemokrati Lulzim Basha i cili ka sponsorizuar thuajse çdo postim të tij në rrjetet sociale. Por përveç tij, edhe mjaft funksionarë të tjerë të “selisë blu” po përdorin këtë strategji marketingu duke bërë një fushatë për audiencë fiktive në këmbim të parave.

Gazeta “TemA” po publikon veç disa nga sponsorizimet e fundit, të cilat pavarësisht kohës që ka kaluar vijojnë të shfaqen sërish në profilet e përdoruesve për shkak të shumave të larta të parave që janë investuar.