Edhe vendet më të fuqishme europiane kanë probleme të mëdha me krizën që ka shkaktuar koronavirusi. Por një propozim i debatuar vjen nga biznesmeni i ‘Fabernovel’ , Stephane Distinguin që propozon shitjen e pikturën e Mona Lizës.
Mona Liza apo Xhokonda është një nga piktura më të rralla dhe vepër historike e realizuar nga Leonardo da Vinçi gjatë shekullit të 16-të të Rilindjes italiane, por Distinguin thotë se Franca duhet ta shesë për 50 miliardë euro.
Mona Liza është një nga arsyet se pse muzeu i Luvrit në Paris është aq shumë i famshëm dhe i vizituar. A do të heqë dorë Franca nga Mona Liza prej koronavirusit?