Një lajm i keq vjen nga Lazio! Portieri shqiptar, Thomas Strakosha është dëmtuar dhe rrezikon të humbasë sezonin. Ai u dëmtua në stërvitjen e parë të ekipit që pas rikthimit, por një fakt i tillë u mbajt i fshehur nga Lazio.
Mediet italiane bëjnë me dije se portieri ka një frakturë në gishtin e vogël të këmbës, por mbetet të shihet se si do të reagojë. Probleme të tilla mund të zgjasin 3 javë deri në 2 muaj. Serie A rikthehet më 13 qershor prandaj dhe Strakosha mund të humbasë fillimin e tij.
Ndeshjet e para duket se do t’i humbasë me siguri, por nuk dihet nëse ka mbyllur dhe sezonin. Një lajm i keq për Lazion që ka gjetur te Strakosha liderin mes portave. Drejtori sportiv Igli Tare po punon dhe për rinovimin me 24-vjeçarin.