Kryeministri Edi Rama ka marrë një kërkesë nga një qytetar që Berati në zonë e gjelbër të kthehet në të kuqe. Në fakt për disa ditë rresht Berati regjistron raste me COVID-19, por Rama thotë se këtë nuk e vendos kryeministri por Komiteti i Ekspertëve si dhe nuk mjaftojnë 1-2 ditë për të vendosur. Më tej Rama paralajmëroi se Berati nuk ka numra inkurajuesë ditët e fundit si dhe do të ketë edhe kthime mbrapsht.
”Nuk e di, nuk e bëj unë kush futet në të kuqe e kush hynë në jeshile. Numrat nuk janë inkurajuesë, por nuk mjaftojnë numrat e një apo dy ditëve. Nuk duam në asnjë mënyrë të prishim ritmin e rihapjes por do bëjmë dhe kthime. Kthimi mbrapsht do të ndodhë je ti, jam unë që do paguajmë për këtë.”- tha Rama.