Ditën e djeshme Rudina Magjistari u komentua shumë për një gabim që bëri gjatë emisionit të saj.

Ajo kishte të ftuar këngëtaren Nertila Koka, e cila jeton prej disa kohësh në Suedi dhe moderatorja e njohur i tha se ajo gëzon dy vajza dhe një djalë.

Këngëtarja reagoi duke i shpjeguar se nuk ka djalë, por qenushin e saj e konsideron si të tillë.

Pas këtij momenti plasën të qeshurat në studio, por më pas edhe lajmet mbi gafën e radhës së moderatores dhe memet e shumta në rrjete sociale.

Video Player

00:00
00:19

Teksa e gjeti veten nëpër lajme dhe meme, Rudinës mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë dhe ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një postimi në Instagram. Ajo u shpreh se ata që i kanë kapur gabimet janë dashakeqës ndaj saj dhe ata janë thjesht disa paçavure për të vrarë kohën.

Më tej Rudina shpjegoi se ajo mendon se gafat e saj janë perla dhe shton se ky është stili saj unik i të bërit televizion, këtu e gati 30 vjet.

Reagimi i plotë:

Kaq i rrallë është spontaniteti në këtë vend, natyralja, e vërteta, sa habiten kur e ndeshin. Dhe i duket se ç’gjëmë ka ndodhur! Mesa duket ka aq shumë falsitet e injorance, sa të jesh vetvetja dhe të bësh një televizion natyral, siç ka qenë filozofi e imja gjithë jetën, duket si herezi. Në vend që të kenaqeni e të shijoni një komunikim joskematik, protestoni se sa poshtë ka rënë televizioni. Po turp, s’ju vjen?!

I quani gafa, po nga ato të gjithë bëjmë e të gjithë qeshim me njëri-tjetrin. Kurse unë do ti quaja perla more të uruar, sepse na e rrëmbejnë një buzëqeshje gjatë ditës. Sigurisht, ndryshe nga tuajat, apo edhe nga ata që bëjnë një program një dite të vetme në javë dhe kanë kohë ta krasisin siç duan, ato të miat kane më shumë vizibilitet. Sepse gjërat janë të lidhura: orët televizive në transmetim, intensiteti, publiku, audienca, shtrirja në vite e programit, dhe sidomos po të kthehet në objektivin tuaj, sigurisht që duken shumë.

Nqs s’e keni kuptuar akoma, unë BISEDOJ me te ftuarin kur e intervistoj, sepse nuk jam dhe s’dua aspak te bej gazetaren e lajmeve. Dhe te qenurit spontan është tek unë nje kriter i rëndësishëm i zhvillimit të programit. Kush ka punuar me mua, e di mirë sa s’më pëlqen ti parapërgatis situatat në program, por insistoj që gjithçka të ndodhë në mënyrë origjinale direkt në transmetim. Dhe ky është stili im unik i të bërit televizion, këtu e gati 30 vjet.

S’po merrem pastaj me rastet, kur unë vetë i ngacmoj të ftuarit me humor dhe ata “të mprehtët”, që janë mësuar vetëm me standardin e humorit të hungërimave, e quajnë si lajthitjen e rradhës.