Shoqata jofitimprurëse “Europa Nostra” ka bërë një deklaratë të pavërtetë sot, duke e quajtur të mbrojtur ndërtesën e Teatrit Kombëtar, në një kohë kur godina në fjalë nuk ka qenë asnjëherë në listën e monumenteve të kulturës. Madje, në vitin 2007, Ministri i Kulturës së qeverisë Berisha asokohe, Bujar Leskaj, nuk e ka futur as në listën e monumenteve të kulturës, kurse ekspertët e Institutit të Monumeteve të Kulturës atë vit e kanë cilësuar godinën e Teatrit si “një godinë pa vlera”.

Sipas këtij dokumenti, në listën e gjatë me 108 godina, janë përfshirë si monumente kulture edhe klinika mjekësore, ndërsa Teatri Kombëtar për kryeministrin Berisha, zv/kryeministrin Ilir Meta si dhe për Ministrin e asaj kohe Lulzim Basha, nuk meritonte të ishte në listën e monumenteve të kulturës.