Ditën e hënë do të zhvillohet mbledhja e këshillit bashkiak të Tiranës, ku tema do të jetë Teatri Kombëtar në një kohë kur tashmë pronësia e institucionit kulturor i ka kaluar bashkisë Tiranë.
Mësohet se në mbledhjen e të hënës do të paraqitet per diskutim projekti për ndërtimin e godinës.
“Në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak, ditën e hënë, datë 18 maj 2020, ora 11, do ju paraqesim për diskutim projektin për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.
Të mërkurën, Policia Bashkiake shkoi në ambientet e Teatrit Kombëtar për të vendosur një letër përshkruese, ku tregohej se ky institucion kalonte zyrtarisht në pronësi të Bashkisë së Tiranës.