Duket se ditët e gjata të izolimit në shtëpi po kalojnë në mënyrën më të mirë për aktorin e njohur Gaz Paja dhe partneren e tij, Irën. Duke qenë se ata u bënë prindër në tetor të vitit që lamë pas, Ira e ka të vështirë të kujdeset njëkohësisht si për shtëpinë, ashtu edhe për të voglin. Ndaj, siç ka treguar edhe vetë, Gazi bashkëpunon duke e ndihmuar partneren me punët e shtëpisë.
Në InstaStory, aktori ka ndarë një foto të një dritareje me pamje të këndshme, ndërsa krahas saj shkruan: “Sa bukur pamja kur laj enët”
Nuk e dimë me saktësi nëse aktori po bën humor apo bashkëpunimi në punët e shtëpisë është i vërtetë, megjithatë shpresojmë të jetë kjo e dyta. Kush tha njëherë se femrave i takon të jenë në kuzhinë dhe burrat të shohin televizor? Keni dëgjuar për barazinë gjinore?