Vajza që raporton për emisionin ‘Aldo Morning Show’ në Tv Klan, e që rëndomë cilësohet gazetare, quhet Griselda Katirai, një vajzë shumë provokuese dhe rebele. Pas kritikave të djeshme, ajo nuk ka reflektuar, përkundrazi ka provokuar sërish duke dalë me sutjena.
Fillimisht Griselda u shfaq me golf por pas disa sekondash e hoqi fare. Ndërsa Aldo e cilësoi si ‘gazetare të së ardhmes’ për të cilën ‘Shqipëria vuan’. “Mos e vrit mendjen se ne Shqipëri nuk ka gazetarë, gazetarë janë 1 ose 2 ose kanë vdek, të tjerët janë punonjës televizionesh”, i tha Aldo vajzës nga Tepelena.