Ish-lojtari i Mançester Junajtidit dhe Kombëtares së Anglisë, Geri Nevil, ka dhënë idejë e tij për të mbyllur sezonin në ishull. Ai ka një ide shumë origjinale, por që praktikisht është mjaft e vështirë për t’u realizuar.

“Nëse qëllimet e Premier League për të rinisur sezonin janë serioze, atëherë gara mund të zhvendoset në dy apo tre vende që nuk gjendej më shumë se 3-4 orë larg Britanisë dhe rastet e koronavirusit të jenë minimale. Ka vende në Europë ku mund të luhet futboll,” tha ai për Sky Sports.