Rreth 160 persona janë vendosur nën karantinë, pasi disa ngjarje me pjesëmarrje masive shkaktuan një shpërthim të ri të koronavirusit në qytetin e Goettingenit, thanë autoritetet e qytetit.Tridhjetë e pesë persona rezultuan pozitiv për Covid-19, sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga virusi, pasi morën pjesë në një seri ngjarjesh private, të ndaluara nën kufizimet e qeverisë gjermane të lidhura me koronavirusin.
Nga ata, një person është në gjendje të rëndë.Ky lajm vjen një ditë pasi kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendi i saj kishte kaluar testin e koronavirusit deri më tani, por shtoi se kishte ende punë të mëdha përpara.
Megjithëse Gjermania ka pasur shumë raste me koronavirus, numri i vdekjeve ka mbetur relativisht i ulët.