Klubi gjerman i Dinamo Dresdenit vendosi në izolim të gjithë skuadrën dhe stafin teknik teksa rezultuan pozitiv me koronavirus dy lojtarë të tij.Pas përfundimit të analizave, klubi që konkuron në divizionin e dytë të futbollit gjerman (Bundesliga 2) urdhëroi vendosjen në karantinë të të gjithë skuadrës dhe stafit teknik për të shmangur përhapjen e koronavirusit për një periudhë 2 javore.
Ngjarja ndodhi në momentin kur qeveria gjermane ka lejuar nisjen e aktiviteteve sportive në datën 16 maj.