Mbrojtësi i SV Sandhausen e mori vëmendjen e tifozëve të futbollit duke u bërë lojtari i parë që ndëshkohet me karton të kuq pas kthimit të futbollit gjerman, pasi që zgjati vetëm katër minuta lojë. Tifozët e futbollit kudo në botë kanë qenë të emocionuar për kthimin e Bundesligës dhe Bundesligës 2 këtë fundjavë, pasi që Gjermania u bë vendi i parë i madh në botë që vendosi për rinisjen e futbollit, pas krizës së koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Diekmeierit nuk i shkroi kthimi në futboll ashtu siç e kishte planifikuar, pasi që 30-vjeçari zgjati në fushën e lojës vetëm pesë minuta, para se të ndëshkohej me të kuq për një ndërhyrje në zonë ndaj sulmuesit të fundit. Përveç kartonit të kuq, ekipi Sandhausen u ndëshkua me karton të kuq shkaku i asaj ndërhyrjeje dhe Erzebirge arriti të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 falë penalltisë së shënuar nga Dimitrij Nazarov.