Sot Bundesliga do të rikthehet në aksion pas dy muajsh e 3 ditëve që pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit. Por në orët e fundit vjen diçka shumë e veçantë nga kampionati gjerman edhe pse nuk bëhet fjalë për ndeshjet e sotshme.

Protagonist është bërë klubi i Borusia Moshengladbah, që në stadiumin e saj po bën përgatitjet për ndeshjen e javës së ardhshme. Dihet që tani skuadrat do t’i luajnë ndeshjet pa tifozë dhe për këtë arsye Moshengladbah po merr masat që futbollistët të mos ndihen vetëm.

Drejtuesit kanë mbushur stadiumin e tyre plot me fotot e tifozëve, të cilët janë vendosur në stolat. Ndeshjen e ardhshme Borusia Moshengladbah do ta luajë kundër Bayern Leverkusen.