Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh se, bashkë me opozitën ramë dakord që brenda muajit maj Reforma Zgjedhore të përfundojë dhe në mbledhjen e radhës do të vazhdojmë me çështjet e mbetura që nuk kanë gjetur dakordësi.

Gjatë një interviste televizive ai tha se, “për një pjesë të çështjeve që është gjetur dakordësi do të prezantohen në mbledhjen e së mërkurës nga ekspertët si dhe do të diskutohet mbi çështjen e sistemit zgjedhor, pasi është çështje e pa trajtuar plotësisht. Kur diskutuan çështjet e sistemit, opozita nuk solli asnjë ndryshim ndaj nuk më takon mua të aludojë se çfarë kërkon opozita”.

Ne theksoi ai, i dëgjojmë të gjitha palët në tavolinë që janë palë reale. I kemi kërkuar mendim ekspertëve për disa ndryshime që kërkohen nëse prekin Kushtetutën dhe nëse e prekin duhet të diskutojmë për qasjen e tyre si do ti afrohemi atyre.

“PS nuk ka problem me sistemin aktual zgjedhor. Ne themi që sistemi aktual është shumë i mirë dhe problem me zgjedhjet nuk ka të bëjë me faktin e formulave sesi përkthehen mandatet por me aspekte të tjera të politizmit të zgjedhjeve e akuzave reciproke”- sqaroi Gjiknuri.

Sipas tij, nëse nuk arrijmë të gjejmë konsensus me opozitën në parlament apo me opozitën jashtë parlamentit vetëm për çështjen e sistemin, ne do të jemi të gatshëm të bëjmë kompromis në lidhje me sistemin duke marrë parasysh edhe interesat tona politike.

Duke folur për llojin e sistemit, Gjiknuri shpjegoi se, ka lista të hapura, sistem proporcianal kombëtar me proporcional me korrektim , pra ka disa opsione, sepse nuk është se ka pasur një qëndrim të unifikuar edhe opozita në parlament.

Ne mendojmë se sistemi proporcional rajonal reflekton traditën politike dhe siguron përfaqësimin e lidhjen e duhur mes elektoratit dhe personave të zgjedhur.

“Mendoj se listat e hapura mund të sjellin tensione të brendshme përsa i përket mbajtjes së disa njerëzve jashtë politikës. Nuk është çelësi hapja apo mbyllja e listave pasi i takon lidershipëve për të zgjedhur njerëzit më të mirë të shkojnë te elektorati”- tha Gjiknuri.

Për mua theksoi ai, duhet të hiqen koalicionet nga garimi zgjedhor. Pra partitë të kandidojnë vetëm me peshën e tyre e pas zgjedhjeve mund të negociojnë për koalicion.

Pikëpamja e PS-së është që kjo është një qasje shumë më e ndershme përballë elektoralit sesa taktikat e koalicioneve.

Ai tha se, kemi rënë dakord për garancinë e njerëzve që dëshmojnë krimet zgjedhore, për uljen e peshës së donacioneve private, në financimin e zgjedhjeve, kemi dakordësi për përafrimin e kuotave gjinore si dhe për eleminimin e periudhave verore si sezone zgjedhore, pasi dëmtojnë turizmin si dhe kemi pranuar përfshirjen e teknologjisë, ku fokus është identifikimi elektronik i zgjedhësve për të parandaluar çdo shkelje, për sa i përket procedurave zgjedhore.

Për këtë jemi duke marrë ekspertizë edhe të ndërkombëtarëve.

“Përsa i përket financimit kemi rënë dakord për të reduktuar financimet private dhe për ti zëvendësuar me ato shtetërore jemi në raportet 1/3 nga 1/10 që është aktualisht”, tha Gjiknuri.

Kemi për forcuar masat e monitorimit, të fushatave zgjedhore. Lidhur me kërkesën e opozitës për qeveri kujdestare, Gjiknuri tha se nuk është çështje për tu diskutuar në komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Një gjë që duhet bërë teknike është administrimi teknik i zgjedhjeve. Dy janë gjëra revolucionare në këtë proces: kufizimi administratës gjatë periudhave zgjedhore dhe administrimi teknik i zgjedhjeve që do të thotë që palët nuk kanë asnjë të drejtë mbi komision zgjedhor” u shpreh Gjiknuri.