Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri në një intervistë për “Abc News” ka folur për tryezën politike dhe procesin e realizimit të kësaj reforme.
Gjiknuri tha se kjo është një çështje që i përket edhe integrimit të shërbimit Evropian.
Sipas Gjiknurit ka një interes shumë të lartë për këtë reformë dhe se ky proces nuk duhet mbajtur peng nga opozita shqiptare.
“PS gjithmonë i respekton marrëveshjet politike. Ishim në një situatë emergjentë.
Deri në fund të muajit prill kemi qenë shumë të fokusuar te menaxhimi i pandemisë.
Por tani nuk kemi pse të humbasim më kohë, pas lehtësimit të disa masave tani është koha për të gjetur një konsensus të palëve në tryezë, dhe në qershor ne të shkojmë në Kuvend dhe ta miratojmë.
Pra 1 vit para zgjedhjeve të tjera në të kemi një ligj zgjedhor të ri që do ti shërbejë të gjithë palëve”, tha Gjiknuri.
Kjo reformë sipas Gjinknurit synon që të heqë duart e qeverisë dhe opozitës nga menaxhimi i zgjedhjeve.