Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në “Facebook” me qytetarët, foli edhe për procedimin administrative të Lulzim Bashës nga Policia e Durrësit, pasi nuk ka respektuar masat e koronavirusit.
Rama tha se sjellja e Bashës është e papërgjegjshme, duke shtuar se nuk e bën atë veprim një person që ka përgjegjësi publike.
“Sot kryeministri malazez kishte thirrur një forum online edhe për turizmin e transportin publik. Turizmi e transporti publik janë edhe vendet që mund të happen më shumë të diskutueshme. Nuk është një turizëm normal. Kufizimet janë të domosdoshme në këtë kohë. Nuk mundet që për hir të 15 ditëve në plazh, të mbushim spitalin. Nuk mund që me këmbët tona, të shkojmë në mbyllje të tretë.
Gjithcka varet nga sjellja jonë. Nuk mund të ndodhë sic ndodhi me zotin Basha apo me ata që dolën në protestë. Janë rregulla të njëjta që do të funksionojë edhe për kryetarin e PD. Këto janë sjellje të papërgjegjshme. Mos merrni shembullin e kryetarit të Partisë Demokratike. Mund të jeni dakord me temat e tij, por jo me sjelljen e tij. Nuk e bën kurrë në botë askush atë gjë, as më pak një person publik”, tha Rama.