Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përshëndeti sot 75 vjetorin e fitores mbi fashizmin, çlirimin e popujve të Europës dhe përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Europë.

“75 vjetori i fitores mbi fash izmin, çlirimit të popujve të Europës dhe përfundimit të L uftës së Dytë Botërore në kontinentin tone të vjetër është një rast për të kujtuar se antifa shizmi, liria dhe solidariteti qëndrojnë në themel të Europës së re. L ufta shkaktoi shumë shkat  ërrime, por nuk mundi të mbysë frymën e lirisë, humanizimit dhe solidaritetit të popujve të Europës dhe në mbarë globin. Liria e Europës erdhi nga betejat e ashpra dhe të për gjakshme në malet, luginat, detet, qiejt dhe qytetet e kontinentit, nga lufta vetëmohuese e ushtrive çlirimtare e partizane.

Në këtë ditë, Shqipëria ka arsye të jetë krenare se pse gjatë Luftës së Dytë Botërore u rreshtua në anën e duhur të historisë; sepse luftëtarët e lirisë, të rreshtuar në Ushtrinë Nacional-Çlirimtare të partizanëve shqiptarë, çliruan atdheun tone dhe ndihmuan çlirimin edhe të popujve të tjerë; sepse bashkë me ushtritë antifashiste të vendeve aleate shpëtuan Europën dhe njerëzimin nga rreziku nazi-fashist. Gjatë këtyre 75 vjetëve popujt e Europës u ngritën mbi urrejtjen dhe gjakderdhjen që shkaktoi konflikti botëror dhe ndërtuan një Europë të re, të paqes, miqesisë, solidaritetit emirëqenies. Një Europë që mbrohet nga NATO, si aleanca e paqes, lirisë dhe sigurisë. Kjo është Europa, para portës së të cilës gjendet sot Shqipëria.Të gjitha kombet dhe qytetërimet e sotme duhet të mësojnë nga modeli i Europës.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në përshëndetjen e tij me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të Europës.