Ndërsa në Shqipëri edhe kjo fundjavë kishte kufizime të shumta, krejt e kundërta ka ndodhur në Greqinë fqinje, plazhet dhe vendet turistike të së cilës u mbushën me pushues, pas heqjes së kufizimeve.
Pas gati 2 muajsh në izolim, Greqia vendosi të rihapë muzetë dhe destinancionet e tjera turistike, shkruan Daily Mail.Shumë të rinj zgjodhën detin për të kaluar fundjavën, duke marrë rreze dielli, madje janë lejuar edhe të zhyten në ujë.