Kafenetë dhe restorantet e Greqisë po përgatiten të rihapen nesër, pas një ndërprerjeje të gjatë prej më shumë se dy muajsh për shkak të koronavirusit, karantinës dhe masave të rrepta parandaluese, të vendosura nga autoritetet shëndetësore kundër pandemisë.

“Megjithatë, tre në 10 kafene ose restorante mund të mos hapen të hënën”, deklaroi Nikos Nifoudis, nga Iniciativa e Kateringut të Selanik. Sektori është shumë i shqetësuar për të parë se si do të shkojë rikthimi në biznes, sepse askush nuk mund të parashikojë se sa klientë do të kthehen në kafene dhe restorante, ndërsa kostot mbeten të larta, pavarësisht nëse vijnë 10 ose 50 klientë.Një shqetësim tjetër për pronarët në sektorin e gjerë të hotelierisë është ulja e shpenzimeve nga shumë njerëz si rezultat i pandemisë”, theksoi ai.

Kafenetë dhe restorantet do të hapen me disa kufizime, duke përfshirë një distancë nga 70 centimetra deri në 1,7 metra midis tavolinave dhe një maksimum prej gjashtë klientësh.