Kanë kaluar 31 vjet nga triumfi në finalen e Kupës së Kampionëve kundër Steaua Bukurshet. Rud Gullit, protagonist absolut i asaj ndeshje, ashtu si i periudhës së Milanit të pathyeshëm dhe që shkruajti një epokë, rikujton momentet më të bukura me fanellën e Milanit.Për mikrofonat e UEFA-s, holandezi tregon kujtime e anekdota. “Doja vetëm të luaja futboll. Ajo që njerëzit nuk kuptonin ishte se për mua nuk kishte rëndësi kundërshtari. Qoftë Juventus, Brescia, Real Madrid apo kushdoqoftë, isha i njëjti, doja të zbavitesha dhe shprehesha”.