Barcelona ka biseduar me Juventusin për blerjen e Mattia de Sciglios, të cilin e sheh si zëvendësues të Nelson Semedos, sipas mediave spanjolle. Klubi katalonas është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, pasi e nxjerrë në shitje mbrojtësin portugez. Barça ia kishte ofruar mundësinë Semedos ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2025, por palët dështuan të gjenin një ujdi të kënaqshme. Kampioni spanjoll nuk është i gatshëm t’ia plotësojë kërkesat ekonomike portugezit, gjë që ka shtyrë drejt dështimit të marrëveshjes.
Gjatë bisedimeve mes Barçës dhe Juves për Miralem Pjanic, spanjollët ia kanë ofruar klubit torinez mundësinë të zgjedhë kë do mes Semedos, Sergi Robertos, Ivan Rakiticit dhe Arturo Vidalit. Megjithatë, emri i De Sciglios është më i fundit që është përmendur në bisedime. Mbrojtësi italian ka shumë admirues në bordin e Barcelonës dhe shihet si zgjedhje shumë e mirë për krahun e djathtë të skuadrës së Quique Setien. Juven kërkon rreth 10 milionë euro për 27-vjearin, prandaj një marrëveshje e mundshme është lehtë e arritshme. Por e gjitha varet na shitja e Semedos së pari.