Falë paraqitjeve fantastike në këtë sezon, Vedat Muriqi është kthyer në një objektiv për shumë klube, mes tyre ekipe të Premier League e Serie A. Një nga këto edhe Napoli, teksa ka qenë “Mondo Napoli”, që ka treguar interes për sulmuesin, teksa ky i fundit ka rrëfyer edhe kujtimet e hidhura nga periudha e lu ftës në vitet 1998-1999.
“Qëndronim 50-55 veta në një shtëpi dhe na duhej të flinim mbi shishe në qilar për dy ditë.Konsumonim të gjithë 2 litra qumësht në ditë. Ishim fëmijë dhe kur kërkonim të ushqeheshim, nënat tona qanin sepse nuk kishin asgjë për të dhënë.Hanim bukë me qepë në mëngjes, drekë dhe darkë. Ushtarët serbë na morën paratë dhe sendet me vlerë dhe na kërcënuan se do të na bombardonin shtëpinë nëse nuk largoheshim për 2 orë.Allahu na ka mbrojtur”, u shpreh Muriqi.