“Se virusi është komplot ndërkombëtar dhe jo më larg se para se të vija këtu, kam parë se në Korenë e Jugut janë rimbyllur baret dhe restorantet se pas hapjes pati kërcim të numrave. Nuk do të mbyllemi nga frika, por duhet të shmangim mbylljen nga injoranca. Nëse rriten numrat, të mos kolapsohemi. Rreziqet vijnë nga ato aktivitete që mbledhin më shumë njerëz. Më intesiv sesa turizmi nuk ka. Jemi përpara një vendimmarrje shumë të vështirë.
Duke qëndruar të mbyllur, mos lejuar zhvillimin e sezonit e garantojmë shëndetin, por kjo nuk është një zgjidhje sepse goditja ekonomike mund të jetë eksponenciale. Duhet të mirëkuptohemi që gjithkush të bëjë detyrën e tij. Nuk është cështje policie, apo ushtrie e kontrollesh e gjobash, apo Kodi Penal, por qytetarie. I qëndroj asaj që kam thënë, nuk jemi në kushtet, që erdhi që erdhi kjo situatë dhe hajde të përfitojmë”