“Në punën time të përditshme si mësuese kam një moto që më frymëzon: “E ardhmja e botës është në klasën time sot”.
Kështu shprehet Blegina Bezo Hasko, mësuese në shkollën artistike “Jordan Misja”, në Tiranë, shembulline së cilës e sjell sot përmes rubrikës “Heronj shqiptarë”, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati.
Ajo është diplomuar për Arte Figurative dhe jep lëndën e Grafikës. Prej 16 vitesh, Blegina punon pranë nxënësve. Sot, në vijën e parë të frontit të luftës, ajo zhvillon mësimin online e përkushtuar e me shumë dashuri për “të vegjlit e saj”.
Bushati citon Aristotelin, duke vlerësuar se “mësimdhënia është forma më e lartë e të kuptuarit”.
“Mësuesi mbjell farërat e dijes, i ujit me dashuri e i ushqen me përkushtim teksa ato rriten për të prodhuar ëndrrat e së nesërmes. Në fund të fundit, mësimdhënia është i vetmi profesion që krijon profesione të tjera”, shprehet ai.