Dashi: Marrëveshje me partnerin I dashur Dash, për fat të keq këtë javë planeti Mërkur do t’ju kthej shpinën. Duke filluar nga dita e premte në zyrë ose në familje do të lindë një tension ku nuk do të mund të kuptoni të tjerët. Ndërsa përsa i përket lidhjeve sentimentale Venusi që është i favorshëm do të vazhdoj të forcojë lidhjen tuaj sentimentale duke siguruar mirëkuptimin tuaj me partnerin. Ditët më me fat : e mërkurë dhe e enjte.
Demi: Lajm i mirë I dashur Dem, kjo javë do të sjellë një lajm të mirë. Duke filluar nga e premtja mund të mbështeteni në energjinë pozitive të planetit Mërkur, i cili është i gatshëm për t’ju dhënë takime dhe mundësi të reja. Së bashku me Marsin do t’ju bëjë të pabërballueshëm në zyrë. Ndërkohë të mërkurën dhe të enjten duhet të jeni të kujdesshëm pasi një Hënë e pafavorshme mund të ju çojë në disa gabime.
Binjakët: Fat dhe pasion I dashur Binjak, deri të premten planeti i Mërkurit do të mbetet në shenjën tuaj: shfrytëzoni sa më shumë ndikimin e tij, veçanërisht në vendin e punës, për të gjetur marrëveshje apo aleatë të rinj që mund të jenë të dobishëm për ju në të ardhmen. Venera nga ana tjetër vazhdon të sigurojë fat dhe pasion në jetën tuaj sentimentale. Ditët më me fat: e mërkurë dhe e enjte.
Gaforrja: Mirë se erdhe Mërkur Të dashura Gaforre, a jenë të gatshme të mirëprisni Mërkurin në shenjën tuaj? Duke filluar nga e premtja, ky planet do të futet në shenjën tuaj dhe kjo bën që ju të keni lajme interesante, takime dhe mundësi gjatë gjithë javës së ardhshme. Ndërkohë, shijoni dy ditët me super fat të hënën dhe të mërkurën, kur gjithashtu në shenjën tuaj do të keni një Hënë të bukur. Të gjitha ato që janë në një lidhje do të marrin emocione të papritura.
Luani: Qielli ju buzëqesh I dashur Luan, qielli do t’ju buzëqeshë këtë javë. Megjithëse me kundërshtimin e Saturnit do të vini në dyshim disa aspekte në ekzistencën tuaj, mos u shqetësoni pasi planetët Venus dhe Mërkur do të jenë në anën tuaj. Kjo do t’ju japë forcë dhe siguri si në aspektin sentimental, ashtu edhe në atë profesional.
Virgjëresha: Konflikte për t’u menaxhuar E dashur Virgjëreshë, këtë javë më në fund planeti Mërkur do të ndalojë së ‘dëmtuari’ dhe do të fillojë të veprojë në favorin tuaj. Sidoqoftë, do t’ju duhet të prisni deri të premten. Pjesa e parë e javës do të ketë tensione në zyrë. Konfliktet mund të lindin dhe me partnerin tuaj: përfitoni nga Hëna e bukur në lidhje për tërë fundjavën për të organizuar diçka romantike dhe pasioni do të kthehet.
Peshorja: Mbyllet një derë E dashur Peshore, këtë javë për fat të keq Mërkuri do t’ju kthejë shpinën. Duke filluar nga e premtja, disa keqkuptime mund të lindin me njërëzit që ju rrethojnë, veçanërisht me shefat dhe kolegët. Ndërsa përsa i përket anës sentimentale, Venusi i favorshëm ju bën të ndjeheni më të dashuruar se kurrë. Ndërsa e mërkura në veçanti do të jetë e mbushur me emocione të bukura.
Akrepi: Mërkuri kujdeset për ju I dashur Akrep, më në fund këtë javë planeti Mërkur do të jetë në anën tuaj. Në vendin e punës do të arrijë një telefonatë e rendësishme ose do të mbyllni një marrëveshje që e keni përzemër. Marsi ju bën më të fortë dhe më të vendosur se kurrë, mjerë ata që guxojnë të jenë kundër jush këtë javë. Ju pret një fundjavë plot ndjenja, me një Hënë të bukur që promovon emocione.
Shigjetari: Çfarë stresi I dashur Shigjetar, keni pasur një periudhë mjaft stresuese, por për fat të mirë një lajm i mirë mbërrin për ju ditën e premte. Planeti i Mërkurit nuk do të jetë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe në javët e ardhshme mund të ndodhë një rikuperim i mirë përsa i përket planit profesional. Ndërsa përsa i përket ndjenjave, në fundjavë rrezikoni të jeni të tensionuar.
Bricjapi: Mërkuri në kundërshtim I dashur Bricjap, nëse keni lënë çështje të punës në pritje, duhet të përpiqeni t’i zgjidhni ato deri të premten, kur planeti Mërkuri do të vijë në kundërshtim me shenjën tuaj. Javët e ardhshme mund të jenë të vështira për të mbyllur marrëveshje … Megjithëse mos harroni, gjithmonë e keni Jupiterin të gatshëm t’ju mbrojë dhe madje nëse humbni një betejë, lufta përfundimisht do të jetë e juaja! Të hënën dhe të martën do të ndiheni nervozë.
Ujori: Hëna përballë… I dashur Ujor, qielli vazhdon t’ju favorizojë, ju keni Saturnin dhe Venusin dhe deri të premten Mërkurin nga ana juaj. Priten shumë mundësi të reja dhe takime interensante për vajzat që nuk janë në një lidhje. Kini kujdes të mërkurën dhe të enjten, kur planeti i Hënës është në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund të ndikojë në disponimin tuaj.
Peshqit: Energji e re Të dashur Peshq, lajme të shkëlqyera vijën për shenjën tuaj këtë javë. Më në fund planeti Mërkur do të ndalojë të qenit i pafavorshëm për t’ju dhënë energji të re dhe pozitive, saqë do të dini se si ti shfrytëzoni për të realizuar projektet tuaja. Ndërsa Venera vazhdon të jetë i pafavorshëm duke vendosur një frena në marrëdhënien tuaj … Jini të kujdesshëm në fundjavë. /syri.net